Categories Politike

LRE prezanton kandidatët kryesorë për deputetë në 12 Qarqe!

LRE prezanton kandidatët kryesorë për deputetë në 12 Qarqe! Pasi regjistroi në KQZ listën e saj të kandidatëve për deputetë, LRE – Lëvizja e Re, ka prezantuar në Selinë Qendrore të kësaj partie, edhe kandidatët e saj kryesorë në 12 Qarqe. Udhëheqësit e listavë të kandidatëve për deputetë të LRE janë qytetarë të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. Kryetari i LRE z. Arian Galdini tha se 50% e kandidatëve të LRE janë intelektualë të nderuar nga Diaspora.

Bien në sy dy shtetasit amerikanë Luljan Strazimiri dhe Fitimtar Lala. Inxhinieri Luljan Strazimiri kthehet pas 25 vitesh nga SHBA, ku ka qenë drejtues i lartë në kompani prodhimi dhe robotike, për të konkuruar si i dyti në listën e kandidatëve të LRE për Qarkun e Tiranës. Ndërsa Inxhinieri dhe Sipërmarrësi nga New Yorku, Fitimtar Lala, kthehet pas 30 vitesh nga SHBA, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Lezhës. Ekonomisti Majlind Mejdani kthehet pas 20 vitesh në Itali, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE në Qarkun e Beratit.

Ish – Ushtaraku i Lartë dhe Sipërmarrësi Alban Kokallaj kthehet pas 21 vitesh emigracion nga Britania e Madhe, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës. Inxhinieri Përparim Demi rikthehet pas 30 vitesh emigracion në Rumani, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE në Qarkun e Elbasanit. Sipërmarrësi dhe ish mësuesi i muzikës Shpëtim Puca rikthehet pas 30 vitesh emigracion për të udhëhequr listën e kandidatëve të LRE për Qarkun e Dibrës.

Qarkun e Korçës e udhëheq zonja, nëna, gazetarja dhe intelektualja Ejona Mema, Qarkun e Fierit e udhëheq pedagogia e ekonomisë Denisa Kele, Qarkun e Shkodrës e udhëheq bankierja Elma Bala, Qarkun e Kukësit e udhëheq juristi Asllan Hoxha, Qarkun e Gjirokastrës e udhëheq arkitektja Altea Karaj, ndërsa Qarkun e Durrësit e udhëheq traineri i boksit i Ekipit të Teutës dhe pedagogu e edukatori Jonid Nano. Motoja elektorale e LRE për fushatën zgjedhore të 25 prillit është, Ndize Zjarrin! LRE është parti e re politike e së djathtës humane, e drejtuar nga pedagogu i ekonomisë Arian Galdini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME