Categories Lajme

Bëri bujë ndalimi i tij nga Forcat Speciale, lirohet në mënyrë të mistershme Elton Kila

Është liruar nga burgu një natë më parë 37 vjeçari Elton Kila, i cili u arrestua më 18 tetor të këtij viti në Elbasan gjatë një operacioni të Forcave Speciale.

Elton Kila , 37 vjeç banor i lagjes “Qemal Stafa” në Elbasan, u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës, lëshoi urdhërin e ndalimit ndërkombëtar një muaj para arrestimit të tij. Kila akuzohej si pjestar i një organizate kriminale, për mashtrim dhe për trafik të lëndëve narkotike.

Nuk dihen detajet e lirimit të 37-vjecarit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai gjatë një postimi në rrjetin social facebook, i cili falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Falenderimi i takon allahut te vetem pa shok . Dhe nje falenderim i madhe per te gjith miqt e mi qe me mbeshteten ne dit te veshtira. Dhe keq ardheje te madhe per ata qe perdorin fatkeqsite e tjetrrit per arsye te tjera dhe kan kerku lek neper mjet messenger ne emer tim. Sdi c’emer ti vej ksaj shum ordiner perfituan nga rasti. Por un e kam lèn ne dor te zotit . Faleminderit te gjithve”

Kujtojmë se pas arrestimit të Elton Kila, u dogj pika e servisit në pronësi të tij, ku u dogjën rreth 12 mjete të shtrenjta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME