Categories Lajme

Berisha flet për herë të parë pas rezultatit dërrmues, jep sinjale se nuk do të njohë zgjedhjet

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për herë të parë pas humbjes dërrmuese, ku ka denoncuar atë që e konsideron manipulim të zgjedhjeve.

Berisha deklaroi se ka patur përfshirje të botës së krimit dhe oligarkëve në zgjedhje, të cilat kanë prodhuar një rezultat mjaft të rëndë për opozitën, që ka humbur edhe bastione të saj historike si Shkodra dhe Kamza me diferencë të thellë votash.

Berisha dha sinjale se nuk do ta njohë rezultatin, megjithatë ai foli shkurt dhe u bëri thirrje komisionerëve të vijojnë punën, për numërimin e votave për këshillat bashkiakë.

Berisha nuk tha asgjë lidhur me pozicionin e tij në PD dhe të ardhmen.

“Industria e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë, dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve.  Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti asgjësoi lirinë e votës, blerjes dhe terrorizimin e zgjedhësve shqiptarë.

Kjo është një ditë e vështirë dhe e rëndë, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Është moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë forcë të karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner.

Jam këtu gjithashtu për t’ju bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri, për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit. Shpreh solidaritetin tim me komisionerin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME