Categories Lajme

Berisha i përgjigjet publikisht Ramës për votimin e raportit të Dick Martyt

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj publikisht pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK. Në emisionin “Kjo Javë”, Berisha tha se hetimi ishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës, SHBA, BE dhe të gjithë partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.  “Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit, argatit të Beogradit. Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhtari se hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë.

Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë. I them vasalit të Vuçiç, tradhtarit që donte të ndante Kosovën dhe që po fal detin në Greqi, mos i qeshtë buza, se ka buzë të ngrirë. Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, tha Berisha.

Pjesë të tjera nga intervista:  Në c’pozita e shihni sot Hashim Thaçin?
Unë cdo të akuzuar e quaj të pafajshëm, derisa të provohet akuza. Uroj me gjithë zemër më të mirën për zotërinjtë, të cilët ndodhen sot në Gjykatën e Hagës, dhe në besimin tim, pa një motiv të qartë të arrestuar, sepse mund të ndiqeshin secili në gjendje të lirë, pasi asnjëri nuk do të arratisej askund, nuk dua të ngatërroj qëndrimin tim politik, që nuk i heq asnjë presje, me qëndrimin ndaj akuzave, pasi kam bindjen e thellë se as ai, dhe as bashkëpunëtorët e tij, nuk janë të implikuar.

Si mund t’i vijë në ndihmë Shqipëria Kosovës në këto kushte? Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Le të kthehen pas 8 vite ata që na dëgjojnë se cfarë ka bërë ai? Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama. Ka marrë luftën e ftohtë që shpalli Rama mes Tiranës dhe Prishtinës, njësoj si në kohën e qeverisjes nga Enver Hoxha. Kështu që jam i bindur se sa të jetë EdiR ama qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është “mos fut hundët në punët e Kosovës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME