Categories Lajme

Tashmë Zonja e Parë në Amerikë, kush është Jill Biden, gruaja që presidenti e propozoi 5 herë për martesë

Kandidati demokrat Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, ndërsa bashkëshortja e tij Jill do të jetë Zonja e Parë. Ajo ishte duke dhënë mësim në vitet 1990, kur ai që do të bëhej bashkëshorti i saj, u emërua për herë të parë zyrtarisht kandidat për president. Por çfarë dimë për gruan që së shpejti do të drejtojë bashkë më bashkëshortin Shtëpinë e Bardhë? Jill Jacobs lindi në qershor 1951 në shtetin amerikan të New Jersey. Ajo ishte më e madhja nga pesë motrat, ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Willow Grove. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson. Ndërsa Joe sapo kishte humbur gruan e tij të parë dhe vajzën e tij 1- vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1972. Nga përplasja kishin mbijetuar djemtë e tij Beau dhe Hunter. Jill ka treguar se e kishte njohur Joe përmes vëllait të saj, i cili ishte senator.

“Unë kisha dalë me djem me xhinse dhe bluza, kurse ai erdhi te dera dhe kishte veshur një pallto, dhe unë mendova; Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as në një milion vjet”.

Në një intervistë për Vouge ajo tregoi: Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Kur dolëm për herë të parë në takim shkuan të shihnim një film, dhe që aty nuk u ndamë më. Por megjithatë ajo shtoi se e kishte detyruar Joe që ta propozonte 5 herë për martesë derisa ajo të pranonte. “Nuk mund të bëja që ata [fëmijët e Joe] të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt,”- shpjegoi ajo.

Çifti u martua në New York City në 1977, ndërsa vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981.

Karriera e mësimdhënies

Biden, 69, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Ajo ka një diplomë bachelor, ajo ka dy diploma master, dhe një doktoraturë arsimi nga Universiteti i Delaëare në 2007. Para se të lëvizte në Uashington, DC, ajo jepte mësim në një kolegj komuniteti, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si zv.president, Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias së Veriut.

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo ç’ka jam,“-shkroi ajo në Tëitter në gusht.

Zonja Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë dhe gjatë kësaj periudhe, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Mos Harro, Zoti i bekoftë trupat tanë” bazuar në përvojën e mbesës së saj, e cila është rritur në një familje me ushtarë. Ajo ka qenë një mbështetëse e flaktë gjatë fushatës së bashkëshortit të saj, duke mbledhur dhe fonde për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME