Categories Sport

Dëmtim i rëndë për super talentin e Barcelonës, Ansu Fati

Barcelona jep një lajm të hidhur për një nga talentët më mëdhenj të futbollit: Ansu Fatin. 18-vjeçari, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Betisit, e fituar 5-2 nga Barcelona, ka dëmtuar meniskun, e për rrjedhojë ka humbur grumbullimin me Spanjën për ndeshjet e nëntorit.

Sulmuesi anësor “blaugrana” u zëvendësua nga Messi sapo nisi pjesa e dytë, për shkak të problemeve me gjurin, por fatkeqësisht, sipas njoftimit të Barcelonës, “testet e kryera këtë pasdite kanë përcaktuar që Ansu Fati ka këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Në ditët e ardhshme do të përcaktohet dhe rruga që duhet ndjekur për riaftësimin e sulmuesit.” Pasi e kuptoi në pushimin mes pjesëve rëndësinë e dëmtimit, Koeman hodhi në fushë Messin, i cili u shfaq vendimtar në fitoren e Barcelonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME