Categories Politike

Berisha mbush 75 vjeç, flet për pranverën e dytë: I bekuar nga Zoti

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditën e sotme 75-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ai ka publikuar nujë fotografi me të shoqen Liri Berisha, bashkë me një mesazh. Ai falenderon zotin që me fuqinë dhe vullnetin e kanë bërë këtë vjeshtë të bukur, siç cilësopn moshën e tij, si një pranverë të dytë për të.

Mesazhi i Berishës: “Sot 75 vjeç! Miq, sot 75 vjeç! E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptarë dhe të huaj, bashkëpunëtorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme. Ndjehem pafundësisht i lumtur, i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre!

Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtoj në vjeshtën e jetës time. Falenderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranverë të dytë për mua!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME