Categories Lajme

Berisha: Rama përmbysi qeverinë para se të largohet vetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndryshimet në qeveri të bëra nga Edi Rama. Me një status në Facebook, ish-kryeministri shkruan se Rama bëri ndryshimet qeverisëse para se të ikë vetë në azil.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvini përmbys qeverinë para largimit te vet për azil politik! Te dashur miq, sot kreu i krimit te organizuar dhe mafies shtetërore me te rrezikshme te Europes para largimit për azil politik përmbysi qeverinë e tij.

Për narkoministrat  qe u larguan për shumicën dërmuese te tyre me tre fjale mund te thuhet:

Erdhën, vodhën, ikën! Midis tyre kishte përfaqësues te klaneve kriminale mafioze me te rrezikshme te Shkodres, Korçës, Elbasanit si dhe hajna te kalibrit botëror, tradhtare qe shiten 2000 km det Greqisë si Niko Peleshi, Ditzi Bushati, Dam Gjiknuri, hajna te kalibrit botëror si Gjiknuri, Ahmetaj, ndrikulla te cilat me paratë e taksapaguesve ndërtuan vila luksoze apo lumturuan vehten dhe vellaun e tyre etj, etj si Nikolla dhe Kumbara, Felaj (te cilës për gjobat qe priste i mori burrin peng mafia).

Zëvendësuesit, qe se shpejti do e percjellin Ramen gjer ne aeroport per ne azil politik, gjendet armiku i eger i studenteve qe kerkoi perdorimin e dhunes dhe FNSH kunder tyre, avokati i fuqishem i trafikut te droges dhe korrupsioni te Karavastase, Erion Braçe; Kumbar Shalsi, famoz per pohimin e tij se “do te vjedhim me lezet”;

burri apo bashkjetuesi i gruas se dyte te Rames, Delina, i lidhur si mishi me thoin me grupet kriminale te Gjirokastres dhe Tepelenes, Çuçi; ndrikull Belinda, e denoncuar per afera korruptive; perfaqesuesi i kryeargatit Baton Haxhia ne ministrin e jashtem, autor i deklaratave skandaloze dhe duket idhtar i coptimit te Kosoves, Caka; Ndrikull Spiropali, famoze per pasurite perrallore qe ka vene ne dogana, mori shperblimin nga Skenderbuçi i saj; ndrikulla e financave Dena eshte kryemikesha dhe emertese e vet Linda Rames, nuk ka nevoje per komente si dhe ndrikulla te tjera. Shkurt, ky eshte kabineti i kapitullimit apo i funeralit politik te Kallam Deshtakut para largimit te tij nga Shqiperia! sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME