Categories Lajme

Berisha: Rënia e bashkisë së kryeqytetit, fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin në pushtet të opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, ka mbajtur fjalën e radhës përpara mbështetësve. Berisha theksoi se burrat dhe gratë e Shqipërisë, që duan lirinë mbi tiraninë, do të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës, deri në rrëzimin e saj të premten. Sipas tij, rënia e bashkisë së kryeqytetit është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin në pushtet të opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qytetare dhe qytetarë.

Të rinj, të reja, burra, gra.

Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe.

Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.

Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë.

Betejën e fitores.

Betejën për dinjitetin.

Betejën për qeverinë teknike.

Betejën për zgjedhje të lira.

Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME