Categories Sport

Berluskoni: Kritikova Milanin kur mundëm 6-0 Interin, nuk turpërohet kundërshtari!

Fitorja 4-0 e Monzës ndaj Leko në Serinë C padyshim ka gëzuar Silvio Berluskonin i cili sheh se ekipi i tij i ri po ecën i qetë drejt kthimit në Serinë B. Diferencat mes skuadrave ishin të dukshme por Berluskoni ka nxjerrë në pah faktin se ai kishte kërkuar që të mos teprohej me golat në portën kundërshtare.

“Është e drejtë që nuk shkuam përtej 4-0. Lojtarëve të mi u thashë “boll”. I kam kritikuar edhe lojtarët e Milanit kur kanë mundur 6-0 Interin në derbi sepse nuk mund të turpërosh kundërshtarin, nuk është sportive”, tha ai para gazetarëve pas ndeshjes.

Ndërkohë, nuk munguan batutat për ish-skuadrën e tij, ndërsa fliste për merkaton. “Më duket se kemi bërë disa blerje të mira. Më vjen keq për Suso të cilin Milani nuk duhej ta shiste. Nuk e dija në kohë se përndryshe nuk do ta linim të na ikte nga duart”, tha ai duke qeshur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME