Aktori i humorit Bes Kallaku përmes një postimi ka uruar gjyshen e tij Ijen për ditëlindje. Ajo feston 81-vjetorin, ndërsa Besi ka publikuar një foto nga momenti kur ka shkuar për ta takuar. Aktori tregon se e ka gjetur si gjithmonë duke punuar në kopsht duke punuar, teksa i shpreh dhe të gjithë dashurinë që ka për të.
‘Urime ditëlindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tënd, sërish të gjeta duke punuar si gjithmonë në kopshtin që të mban gjallë dhe të re, në kopshtin që të përterin shpirtin. Në kopshtin ku sa herë vijmë na mbush me domate, patate, qepë! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si për hedhje çekiçi. Teë duam shume, dashuria, përqafimi, ngrohtësia, ajo që na rriti dhe na dha natyrshmërinë e fshatit. Bekuar qofshin gjyshërit e gjyshet! Zoti ju rujt’, shkruan aktori në ‘Facebook’.