Categories Kuriozitete, Lifestyle

Besoni në bestytni?, Ja çfarë objektesh duhet të mbani në shtëpi që t’iu ecë mbarë

Të gjithë duam të përkëdhelemi nga fati. Shumë besojnë se ky i fundit është i shkruar në yje e askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar, ashtu si shumë të tjerë bëjnë ç’është e mundur t’i hapin dyert fatit e ta ftojnë brenda në shtëpi!

Ne do ju tregojmë të gjitha mënyrat dhe sendet që do të ndjellin fatin e mirë në shtëpinë tuaj!

Një derë e kuqe

Nëse dera është e drejtuar nga jugu, e kuqja ose ngjyra portokalli do të ishin ngjyrat që do të ftonin fatin në shtëpinë tuaj.

Sipas feng shui një praktikë shumë e njohur kineze e cila ndihmon në tërheqjen e energjisë pozitive, dera duhet lyer në ngjyra të ndryshme! Nëse dera është e drejtuar nga veriu, ngjyra fatsjellëse është bluja dhe e zeza. Perëndimi kërkon ngjyrën e bardhë dhe gri ndërsa lindja kafe dhe jeshile !

Elefanti

Këto kafshë të zgjuara e besnike shihen në kultura të ndryshme si fatsjellëse!

Ndonëse në vendin tonë këto kafshë nuk janë simbol i fatit, një elefanti të vogël në shtëpi nuk do t’ju zinte vend, por vetëm do të përçonte energji pozitive.

Lule

Sipas feng shui kultura e lashtë kineze thekson rëndësinë e harmonisë dhe energjisë pozitive në dhomën e gjumit.

Prania e luleve pa gjemba do t’ju bëjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por thuhet se do t’ju sjellë gjithashtu fat.

Nusepashkë

Të gjithë emocionohemi kur në dorën tonë vendosë të ulet një nusepashkë qoftë edhe për pak sekonda!

Arsyeja: ato janë fatsjellëse dhe të jesh i zgjedhuri i nusepashkës do të thotë që fati ju ka përkëdhelur ! Sigurisht kjo gjë nuk ndodh rëndomë, ndaj ju sigurohuni që ta keni çdo ditë në shtëpi!

Patkua

Patkoi i kalit nuk është një simbol i panjohur për shqiptarët, pasi dhe në kulturën tonë ky objekt shihet i fatsjellës. Ndoshta ajo që nuk dini është patkoi duhet mbajtur në këtë mënyrë që fati të mos “rrjedhë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME