Categories Lajme

Betohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës.

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se : “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Kingji punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME