Categories Lajme

Gjenden mbi 43 mijë euro në “Benzin” e 21-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se i ka fituar nga aktivitete kriminale

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin M. P., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME