Categories Politike

Biden heq maskën për t’u kollitur në Nevada, pamjet bëhen menjëherë virale (Video)

Veprimi i kandidatit për president të SHBA-ve, Joseph Biden, është bërë viral, pasi gjatë një tubimi në Nevada ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra për t’u kollitur – megjithatë ai ka mbajtur përpara dorën gjatë këtij momenti, shkruan Sky News.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse, madje vazhdimisht u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve që edhe ata ta bëjnë një gjë të tillë.

Dhe për këtë shkak videoja e tij duke u kollitur gjatë fjalimit në Nevada, është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale. Megjithatë ai më pas sërish e vendosi maskën, por shumë e kanë kritikuar duke thënë se është kundër protokollit që maska duhet mbajtur edhe gjatë kollitjes për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ka pasur edhe shumë prej atyre që kanë mbrojtur kandidatin Biden, duke thënë se askush nuk ishte afër tij dhe se tubimi ishte organizuar në ambient të hapur, dhe se pjesëmarrësit ishin testuar për COVID-19 për tu siguruar që të mos vie deri te përhapja e coronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME