Categories Lajme

Bie numri i refugjatëve ukrainas që po arrijnë në Gjermani

Fluksi i refugjatëve ukrainas që hyjnë në Gjermani është ngadalësuar në rreth 2,000 persona në ditë.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha më 14 maj, se numri i refugjatëve është ulur nga 15,000 njerëz në ditë që hynin në Gjermani në mesin e muajit mars, kur kishin kaluar vetëm disa javë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Faeser tha për Rheinische Post se shumica e refugjatëve ukrainas në fund do të kthehen në Ukrainë.

Megjithatë, ajo tha se “disa do të qëndrojnë nëse njerëzit shohin mundësi për të gjetur hapësirë në tregun gjerman të punës”.

Gazeta gjermane, Welt am Sonntag, raportoi më 14 maj se mbi 700,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në autoritetet gjermane qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rreth 40 për qind e refugjatëve ukrainas janë të mitur dhe më pak se 80 për qind janë gra, sipas gazetës, e cila citoi të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Mbi 6 milionë ukrainas janë larguar nga shteti qëkur ka nisur lufta, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME