Categories Lajme

Bill Clinton, të martën në Tiranë! Rama tregon detaje: Do t’i japim mirëseardhje shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka treguar për Euronews Albania detaje nga vizita që ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton do të zhvillojë në datën 3 korrik në Tiranë.

“Do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare, do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana. Do të kemi një event publik përpara Kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 në orën 19:00. Ai do të flasë do të mbajë një fjalë përpara qeverisë, pastaj do të dalë nga aty dhe do të kemi shumë të ftuar”,- tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë tha se ardhja e ish-presidentit është mbajtur sekret vetëm për shkak të ndryshimit të agjendës së Bill Klinton.

“Unë e kam ftuar presidentin Klinton prej disa kohësh, kjo është një vizitë e planifikuar dhe e parashikuar prej disa kohësh, të cilën e kemi mbajtur sekret vetëm për ndonjë arsye të ndonjë befasie që mund të ishte agjenda e Presidentit amerikan dhe takimi është një takim për ta bërë të mundur prezantimin me Shqipërinë të Presidentin Klinton”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ftesa për të vizituar vendin tonë i është bërë disa vite me parë, por vetëm se fundi janë krijuar mundësitë për realizimin e saj. “Ai ka qenë në Kosovë, ai e njeh Kosovën, por ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, ndërkohë që për shqiptarët ai dhe familja e tij kanë një respekt dhe një ndjenjë afeksioni të jashtëzakonshme, gjë që e kam thënë dikur, e kemi provuar kur kemi qenë të ftuar në një nga samitet e ‘Clinton Global Initiative’ në Nju Jork.

Aty kishte rreth 2 mijë vete që ishin nga bota e biznesit, nga bota e medias, shoqëria civile dhe në tryezën kryesore ishin të ulur; Bill Klinton, Hillari Klinton, Hashim Thaçi, i ndjeri Bujar Nishani dhe unë. Pra, ishte respekti për Shqipërinë, për shqiptarët që na vuri ne në tavolinën kryesore megjithëse aty kishte president dhe kryeministra të tjerë familja Klinton ishte ulur me ne.

Që atëherë i kam thënë Presidentit që duhet të vijë të vizitojë dhe Shqipërinë. Kemi pasur kontakte me Zonjën e Parë, kemi një marrëdhënie miqësore dhe më në fund janë krijuar kushtet që presidenti do të vijë”,- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME