Categories Politike

Bindet më në fund Trump, nënshkruan paketën ndihmëse, plot 900 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur paketën e ndihmave prej 900 miliardë dollarësh, për të gjithë personat apo bizneset që janë prekur nga pandemia e Covid 19. Kjo paketë u miratua në Kongres, por Trump hezitonte ta nënshkruante pasi deklaroi se donte t’i jepte amerikanëve një ndihmë më të madhe. Nga kjo paketë pritet që të përfitojnë 12 milionë njerëz, që do të mbarrin një paketë mbështetëse për 11 javë.

Trump e nënshkroi paketën para mesnate, para pak skadimit të përfitimeve për një numër të papunësh, ndërkohë që efektet e saj do të shtrihen për të paktën 11 javët e ardhshme. Paketa është stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA-së, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars.

Marrëveshja vjen ndërsa pandemia po shkallëzohet, duke infektuar më shumë se 214,000 njerëz çdo ditë në SHBA. Më shumë se 316,000 amerikanë kanë vdêkur nga koronavirusi. Paketa parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët, ndërsa do të rrisë pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të siguronte ndihmë për bizneset e vogla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME