Categories Opinion

Birësimi nga LGBTI+, Pano: A jemi gati të shesim lirinë, nënë dhe baba, për të hyrë në BE?

Qeveria shqiptare rikthen nismën për ndryshime ligjore që lejojnë bashkëjetesën mes personave të së njëjtës gjini. Kjo kategori do të njihet ligjërisht me ndryshimet në kodin e familjes, duke u dhënë mundësinë e birësimeve.  Pastori, Akil Pano, i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma flet për një lëvizje globale e cila ka në themel zhbërjen e familjes tradicionale.

Pano: Është një lëvizje globale e cila ka në themel zhbërjen e familjes tradicionale. Janë individë të mirënjohur në botë si psikologu dhe filozofiJordan Peterson të cilit i është hapur një çështje në Universitetin e tij. Ka ankime, i janë hapur çështje të tjera. Ish-ministres së Brendshme të Finlandës e cila mbron vlerat e familjes tradicionale i janë hapur disa çështje, është para prokurorisë nga komuniteti LGBTI+. Së fundmi u hapën çështje ndaj meje dhe eksponentëve të tjerë që kanë mbrojtur familjen tradicionale.

Koalicioni për Mbrojtjen e Familjes u krijua para se letrat nga Komisioneri Kundër Diskrimihnimit të vijnë në adresën tonë. Është shumë e nevojshme që njerëzit që duan familjen, duan fëmijët, duan të ruajnë këto vlera që i kemi trashëguar nga religjioni apo tradita e mirë shekullore, ti ruajnë këto vlera. Por duket se indiferentizmi qytetar i shumëfishtë përkundrejt shumë faktorëve, psh para dy ditëve dëgjova që ishte dyfishuar çmimi i gazit dhe nuk dëgjova askënd që të bëjë një protestë apo që të flasë.  Vetëm kur shpërthejnë çështje me karakter dhunë në familje bëhen emisione por këto janë emisione që janë thjesht reagime ndaj fenomenit të dhunshëm që prek familjen, por a mundet të parandalohet dhuna në familje, a mundet të krijojmë një digë për të mbrojtur familjen nga një sërë fenomenesh me të cilat ajo po përballet? Vendi jonë po përballet me fenomenin e shpopullimit. Kush po e shpopullon Shqipërinë?

Pano sjell në vëmendje se në Shqipëri që në muajt maj dhe qershor të këtij viti ka pasur një aktivizim të jashtëzakonshëm të eksponentëve të LGBTI+ në emisione televizive për këtë çështje.

Pano: Në fillim ishte një portal pothuajse i panjohur i cili nxori lajmin se një organizatë e madhe në mbrojtje të të drejtave të komunitetit gay në Britaninë e Madhe, që u sugjeronte vendeve të ndryshme të nisnin diskursin për ndryshimin e nocioneve që janë nocionet më të dashura për shqiptarët dhe për çdo vend tjetër në botë, nënë dhe babë dhe zëvendësimi i tyre me nocionet prindi 1 dhe prindi 2. Nisur nga ky portal shumë emisione televizive u hapën dhe unë kam qenë i ftuar si një nga eksponentët kryesorë në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale dhe vlerave që vijnë nga kolona e moralitetit të besimit fetar. Kam mbrojtur çështje që çdo klerik, çdo pastor, çdo individ që beson në Zot dhe vlerat tradicionale që ne nuk duhet ti humbim, përkundrazi duhet ti mbrojmë e mbajmë fort si vlera që qëndrojnë në esencë të martesës, familjes, prindërimit. Paketa ligjore ku parashikohet ndryshimi i kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe sipas Panos po shihet se “çelësi” për të aderuar më lehtë në BE.

Pano: Propozohet ndryshimi i Kushtetutës. Është një paketë e tërë e cila i vjen çdo qeverie që do ishte në pushtet këtë kohë si një mundësi që do të parashtronte rrethana lehtësuese për vendin për të aderuar në BE. Disa individë mendojnë kështu. Pyetja e madhe është kjo, a jemi gati të shesim lirinë dhe atë çka kemi të shenjtë, nocionet më të shtrenjta, nënën dhe babain për të hyrë në Europë? Si hyjmë në Europë, a ka një çmim të lartë? Debati për birësimet nga LGBT+ duhet të ishte bërë me kohë në mënyrë që shoqëria të mund të parapërgatitej për këtë rrezik që po kanoset familja dhe shoqëria shqiptare. Pedagog në Universitet dhe klerik prej 30 vitesh, Pano e sheh si një eksperimet social të gjithën, zëvendësimin e nënës me një numër apo babait me një numër.

Pano: Unë kam folur për dehumanizimin e numrit, jo të njeriut. Zhveshim njeriun nga vlera esenciale që ka që është shpirtërore dhe e zëvendësojmë me një numër. Mua më ka kujtuar gjithmonë traumat e mëdha të shoqërisë njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore ku njerëzve u vendoset një tabelë me numër dhe jeta nuk kishte më vlerë, bota nuk kishte kuptim. Një projekt i tillë profetizon një shoqëri kaosi, pasi është fjala për zhvendosjen e atyre konvecioneve morale të këtij universi shpirtëror që ne na mbështjell dhe na rrethon që prej krijimit.

Kemi të bëjmë me ndryshimin e kurrikulave shkollore të fëmijëve. Shikoj një artikull nga BBC që propozon që jo vetëm nuk ekzistojnë dy gjini, 5 apo 31 gjini që dëgjova në Amerikë, por dëgjova që ekzistojnë rreth 100 gjini të ndryshme.Sa shkencore është të thuhet në një debat televiziv që ne mund ta zgjedhim orientimin tonë seksual, mund ta zgjedhim gjatë rrugës identitetin tonë gjinor? Shkenca mbështetet mbi prova empirike. Nëse një zonjë e re është shtatzënë do të shkojë të bëjë një eko dhe pas muajit të tretë mund ti tregojnë dhe gjininë e fëmijës. Që nga krijimi kemi mundësi të marrim dy gjini, nuk ka gjini asnjanëse, ose do të jetë mashkull fëmija ose femër. Me këtë projekt, fëmijët përgjatë udhëtimit të rritjes së tyre në kurrikulat shkollore do të rriten me idenë se ti mund të lindësh mashkull por gjatë rrugës mund të zgjedhësh, mund të jesh femër ose një person që je në një lëvizje tranzitore të vazhdueshme. Që të kalojë në parlament, nisma kërkon 3/5 e votave dhe roli i opozitës mbetet kyç.Pastori thotë se do të ketë diskutime me kreun e opozitës dhe eksponentë të tjerë opozitarë për këtë çështje.

Pano: Ka pasur një debat të madh brenda të djathtës shqiptare për mungesë konservatorizmi. Kemi të bëjmë me një rrezik real. Unë do të marr takime me kryetarin e opozitës dhe me eksponentë të lartë të opozitës së Shqipërisë për këtë çështje sespe nga votat e tyre do të varet fati i asaj që do të përgatisë ndërtimin emocional dhe shpirtëror të gjeneratave të fëmijëve dhe nipërve tanë në vijim. Nuk kemi të bëjmë vetëm me kërkesën e ndryshimit të ligjit për adoptimin, së pari kemi të bëjmë me ndryshimin e kodit të martesës. Martesa nuk parashikohet më mes një burri dhe një gruaje, por unioni civil mes dy personave që mund të jenë dy burra dhe mund të jenë dy gra.  Pas këtij miratimi është kërkesa për adoptim. Në kurriz të të ashtuquajturave të drejta dhe liri njerëzore shkelet një e drejtë tjetër njerëzore, e cila është e drejta e fëmijës të rritet nga një nënë dhe një baba. Të gjitha kartat e të drejtave të fëmijëve vendosin si prioritet fëmijën.Shkenca ne na tregon se nuk ka sesi të jetë ndryshe, fëmija mund të rritet i kujdesshëm shpirtërisht nën kujdesin e një nëne dhe një babai, një gruaje dhe një burri.

Duke hedhur vështrimin në rajon, Pano thotë se po kërkohet që Shqipëria të jetë një nga vendet e para që lejon birësimin e fëmijëve nga çifte homoseksualë.

Pano: Përpara se të interesohemi për kërkesat, mua më duket egoiste bota e dy burrave që kërkojnë të marrin përgjegjësinë për tu kujdesur për një fëmijë. Para se të mendojmë kërkesat e tyre dhe nevojën e tyre emocionale dhe shpirtërore për vetëpërmbushje, duhet të mendojmë nevojën e fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

“Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: Nuk lejohet për shqiptarët”

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike. Nga Azgan Haklaj Ajo është pjesë e trungut kombëtar shqiptar…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Hysni Sharra, një shans për Vlorën europiane, patriotike dhe dinjitoze

Nga Nikola Kedhi Përgjatë dekadës së fundit, të paktë kanë qenë kandidatët për deputetë, këshilla…

LEXO ME SHUME