Categories Sport

Reali zyrtarisht bën ofertë për Kylian Mbappen, 160 milionë euro

Edhe zyrtarisht, sipas El Chiringuitos, Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin, Kylian Mbappe. El Chiringuito de Jugones raporton se oferta e parë e Los Blancos është 160 milionë euro, që mund të rritet deri me 31 gusht nëse Paris Saint Germain i vështirëson negociatat.

“REAL MADRID konfirmon se i ka bërë një ofertë PSG-së për Mbappen prej 160 milionë eurosh dhe ka kërkuar leje që të flasë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, shkruan El Chiringuito. Mbappe vazhdon të refuzojë një pas një ofertat e PSG-së për rinovimin e kontratës. Raportohet se PSG, fillimisht insistonte që mos ta shesë, por atij do t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm dhe për të mos e humbur me parametra zero, Parisi po mendon ta shesë dhe tashmë Reali ka bërë ofertë zyrtare.

Mbappe është dëshira e madhe e Florentino Perez që e do patjetër në “Santiago Bernabeu”. Realit i mungon një galaktik që nga koha e largimit të Cristiano Ronaldos. Eden Hazard erdhi si i tillë, por tani s’mund të konsiderohet i tillë, ai ka dështuar për dy vite në Madrid dhe me ardhjen e Mbappes, vështirë se do të vazhdojë në Real.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME