Categories Lajme

Blegtorët dalin në protestë: Po s‘u morën masa do të shesim dhentë dhe do të ikim jashtë shtetit

Rreth 100 blegtorë sapo bllokuan rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë.  Ata kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura  me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.

Ata janë shprehur se po bllokojnë rrugën në shenjë proteste, ndërsa kërkojë takim me zyrtarë të qeverisë për të adresuar shqetësimet e tyre.

“Në shenjë proteste bllokojmë rrugën që ta kuptojnë të gjithë. Ne jemi njerëz, të vijnë e të na takojnë. Mos të rrinë në zyrat luksoze që i kanë mobiluar me paratë që BE-ja jep për ne dhe i kanë kthyer në ofiqet e tyre. Të vijnë të na takojnë, jemi njerëz, jetojmë në këtë vend, i japim të ardhura këtij vendi”, tha një protestues.

“Kam 150 dhen, për ta kam harxhuar 15 milionë lekë. Të ulë çmimet ose ta bëjë qumështin 2 mijë lekë se tre kile qumësht i thonë 3 kile djathë. Baxhoxhiu e shet kile e djathit me 13 mijë lekë. Nëse ai e shet me 8 mijë lekë, jemi dakord ne. Tjetri rri në mal dhe vuan si qeni, dhe tallin b…, ç’është kjo, I lutemi shtetit të marrë masa për këto punë, ose dhentë do të shiten dhe do të ikim jashtë shtetit”, tha një blegtor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME