Categories Lajme

Blendi Gonxhe ‘gjen fájtorin’ për 10-vjeçarin në Kakavijë: Nuk kùjdesesh si prind

Ende pa ju bërë nderimet e fundit 10-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Kakavijë duke u përplasur nga një autoambulancë që po shoqëronte një qytetare e cila kishte pasur probleme shëndetësore për shkak të qëndrimit të gjatë në kufi, ka ardhur edhe reagimi i Blendi Gonxhajt.

Drejtori i Transportit Rrugor, thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie  nga ana e prindërve ndërsa ka theksuar faktin se edhe pse jeta na lidh me Greqinë, situata është e vështirë, pasi pandemia e koronavirusit ka prishur çdo plan për të parë dhe takuar të afërmit. Gonxhe shkruan se i gjithë meraku dhe vëmendja e qeverisë është fokusuar te Kakavija, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe se mbrëmjen e djeshme u shpërndanë edhe disa ndihma dhe ushqime për qytetarët. Është jo e qetë gjuha me të cilën ai iu drejtohet emigrantëve që ju radhit arsyet se cilat do të ishin të justifikueshme për të ndërmarrë udhëtime të tilla.

Reagimi i plotë: Si shumë familje shqiptare, jeta na lidh me Greqinë, kemi mall e nevoja, por kjo pandemi e flamë botërore na ndau gjalli e prishi çdo plan për t’u parë nga afër – ndaj nuk kemi udhëtuar, kemi duruar, sepse ky nuk është moti për të rrezikuar e për të sprovuar fatin! Ky është moti për të lëvizur sa më pak, mundësisht aspak, përveçse për punë, hall, aktivitete të domosdoshme, detyrë a një arsye shumë e fortë!

Çmallemi në internet, mbrohemi, kujdesemi, mirëkuptohemi, duhemi njësoj. Sytë e merakun i kemi te Kakavija, mbrëmë ndamë ushqime, por përse duhej udhëtuar me dhjetra mijëra në këtë kohë pandemie, kur rishkruhen kriteret kufitare çdo javë? Kur s’dimë çfarë na pret? Kur e dimë që duhet të lëvizim e shpenzojmë sa më pak sepse është jo vetëm krizë shëndetësore por edhe ekonomike! Se do martohemi tani? Apo se do pushojmë në atdhe?

Apo se do çmallemi patjetër me përqafim fizik kur mund ta kemi edhe virtual! Përse sot shajme shtetin tonë kur e dinim se as ka gjë në dorë për kushtet e fqinjëve dhe mbi të gjitha kur po e shohim qartë se numrat e infektimeve në Shqipëri rriten pikërisht se ne nuk zbatojmë masat anti-Covid19 dhe se po i bëjmë karshillëk armikut kaq të pabesë! Ç’faj na kanë grekët nëse ne nuk kujdesemi për veten?

Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fataliteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi. Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle!

Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu!

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME