Categories Lifestyle

Horoskopi për ditën e dielë, data 16 gusht 2020

Ky është horoskopi për ditën e Dielë 16 gusht 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi Duhet të mbledhësh pak energji këto ditë. E shtuna dhe e diela duken ditë të ndërlikuara. Ke vendosur ku ta kalosh 15 gushtin? Sepse është e rëndësishme të shmangësh stërmundimet në këtë fundjavë që në ndonjë rast mund të ketë pak shqetësim.

Demi Për ju kjo është një fundjavë e mirë. Arritjet e kësaj periudhe janë shumë dhe është e nevojshme të ruhen. Brenda të dielës do të duash të rrish pak me partnerin.

Binjakët Me Hënen në shenjë nuk ju mungon impulsi, nuk ju mungon gjallëria. Ka një dëshirë shumë të madhe të përmirësohesh në krahasim me të shkuarën. Nëse është kthyer dëshira për t’u argëtuar, do të thotë se ke kaluar shumë kriza të lidhura me të shkuarën.

Gaforrja Do të kesh një mision të shkëlqyeshëm për të kryer deri të dielën, të bindësh një person për dashurinë tënde ose thjesht të kalosh mirë me partnerin. Në këtë periudhë janë të favorshme edhe takimet.

Luani Je akoma i bindur për atë që po bën. Iniciativat e mëdha janë të shpërblyera nga Merkuri dhe Dielli që kalojnë në shenjën tënde. Por tani duhet të bësh diçka tënden në të cilën të tjerët nuk duhet të ndërhyjnë, sepse kohët e fundit në qoftë se e ke vënë re se nëse ua jep aftësinë dhe përgatitjen tënde të tjerëve, nuk bëhesh më mirë.

Virgjëresha Një ditë akoma nën trysni për ju, por e diela mund të jetë më mirë. Priten përfitime të mundshme që mund të kenë të bëjnë edhe me situata që në të shkuarën kanë krijuar probleme.

Peshorja Je shumë më i bindur nga ajo që dëshiron, por këto dy ditë mund të krijojnë probleme në jëten tënde familiare, në jetën në çift.

Akrepi Brenda kësaj të diele mund të fitosh një sfidë ose të marrësh një çmim të mirë; e shtuna dhe e diela janë dy ditë force në të cilat do të jetë e mundshme të nisësh të shohësh të ardhmen në mënyrë pozitive dhe aktive. Nëse ka persona që të pëlqejnë, nëse ke një person në zemër, organizo diçka të bukur.

Shigjetari Je akoma pak konfuz, ose këto ditë ka një person që zvogëlon rrezen tënde të veprimit. Nëse doni të humbisni një person shigjetar, mundohuni të bllokoni jetën e tij. Sa më lirisht të jetosh aq më mirë je.

Bricjapi Ti e urren konfuzionin. Kështu mund të shpjegohet vuajtje e vogël që mund të vijë këtë fundjavë. Kujdes me rradhët e gjata të trafikut, kujdes mos të frekuentosh vende të mbushura me njerëz, sepse ke nevojë për qetësi.

Ujori Kjo është një ditë e vlefshme me një Hënë të favorshmer për dashurinë, ndërsa në punë ka bllokime të vogla. Disa ditë me parë po përpiqeshe të dilje nga një situatë e madhe nervozizmi që ke jetuar së fundmi. Rregullat e lojës po ndryshojnë dhe ajo që ishte në fillim tani nuk është më.

Peshqit Gjendesh në një situatë pak shqetësuese sepse ndoshta nuk e ke organizuar akoma fundjavën. Por kujdes, të dielën nuk duhen humbur yjet. Është e qartë se gjithsecili ka moshën e tij, secili di atë që do në nivel sentimental, por nëse është personi i duhur, nëse ka patur një takim të këndshëm por edhe nëse është e nevojshme të rregullohet një raport, mund t’i lejosh vetes një aventurë simpatike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME