Categories Lajme

Blendi Klosi: Sezon i suksesshëm, 16% turistë më shumë se në 2018

Muaji gusht shënoi rekordin e ri në turizëm, plot 1 milion turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në vetëm 1 muaj. Fakt, që dëshmon shifrat gjithnjë e në rritje të turistëve, që zgjedhin plazhet e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, destinacioni më i ri turistik në Europë, prej 2 vitesh nga më të përfolurit në mediat ndërkombëtare dhe më gjerë.

“Familja Forster u përcaktua si turisti i 1 miliontë në vendin tonë për muajin gusht. Rastisi që turisti i 1 miliontë për këtë muaj të hyjë në Sarandë dhe ne së bashku me kryetarin e bashkisë, drejtoreshën e portit e mirëpritëm me të rinjtë e Smile duke dëshmuar një moment simbolik në këtë ofertë të re turistike që ka Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar për vitin 2019. Siç e thashë është turisti i 1 miliontë, pra kanë hyrë 1 milionë turistë të huaj vetëm brenda muajit gusht deri në ditën e sotme duke shkuar në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të gushtit të vitit të kaluar”, tha ministri Klosi.

Rene Forster, bashkëshortja Silvia dhe 2 vajzat e tyre Luisa dhe Lola Forster, është familja austriake që shënoi turistin e 1 milion-të në portin e Sarandës. Të surprizuar nga kjo ngjarje, ata u pritën nga ministri Klosi, kryetari i Bashkisë së Sarandës dhe drejtoresha e portit, sapo zbritën në portin e Sarandës, destinacioni ku do të kalojnë pushimet verore të këtij viti. Dy vogëlusheve ministri i dhuroi dy bluza me logon Smile Albania, simbolika e mikpritjes shqiptare për sezonin turistik 2019.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Miqtë na treguan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që duhet ta vizitoni patjetër tani! Na thanë që është një vend i bukur turistik, i qetë, me njerëz të mirë gjithashtu! Ne do të qëndrojmë këtu për 1 javë, me shpresën që do ta shijojmë qëndrimin këtu”, tha Rene Forster.

Për ministrin Klosi kjo është një ngjarje, që flet për sezon të suksesshëm turistik, por që sipas tij, me rritjen e numrit të turistëve, rritet edhe përgjegjësia për të punuar për më shumë standarde.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë së Sarandës po punojnë jo vetëm për mikpritje të bukur dhe për turizëm detar, por edhe për mundësi të reja alternative, siç është turizmi historik, kulturor në site të ndryshme të trashëgimisë kulturore, turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, për të shfrytëzuar të gjitha bukuritë dhe asetet që Shqipëria ka”, tha ministri Klosi.

Kryetari Gurma theksoi se bashkia Sarandë është e angazhuar që ta përmirësojë turizmin në qytetin bregdetar, duke përmirësuar ofertën dhe cilësinë e paketës turistike në vazhdim. “Natyra na ka falur me shumë bujari detin dhe diellin ne na mbetet të falim dashurinë për të plotësuar logon e famshme të 3 D-ve”, u shpreh kryetari i Bashkisë Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME