Categories Lajme

Blerja e votës po bëhet shqetësuese, sa ka shkuar çmimi

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve po shtohen edhe denoncimet për përpjekje të organizuara të njerëzve me pushtet në shitblerjen e votës së qytetarëve. Pak javë më parë, kandidati i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, deklaroi në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit se kishte të dhëna të verifikuara se disa banorëve të zonës, të cilët nuk janë votues të PS, u ishin ofruar nga 500 euro secilit në këmbim të kartës së identitetit për të mos votuar më 25 prill.

Deklarata e Tavos do të kishte mbetur aty ku u tha, nëse informacione të ngjashme nuk do të vijonin duke lënë të kuptohet se pazari me votat po bëhej një fenomen. Me siguri që informacione të tilla, që mund të cënojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e shtynë edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, që në një intervistë për AbcNeës, të ngrinte shqetësimin mbi këtë rrezik.

“Votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im, e ardhmja e fëmijëve të mi? A ja vlen që të marr një celular IPHONE ta përdor, a ja vlen për 100 euro? A ja vlen kjo gjë për ofendimin që dikush mund të të thotë se mund të të blejë votën tënde? Mund të blejë jetën tënde?“, deklaroi Kim nga Shkodra.

Në fakt, dyshimet se fenomeni po merr përmasa më të mëdha dhe se “çmimi” për votë po kthehet në ankand, janë të bazuara. Kjo po ndodh jo vetëm në zona të largëta por edhe në kryeqytet e qytete të mëdha. Disa flasin për zyra të caktuara në Tiranë, që nuk janë të lidhura direkt me partinë në pushtet, të cilat rektrutojnë njerëz me qëllim shpërndarjen e parave tek votues të lëkundur apo kundërshtarë. Në disa qarqe të tjera, ku rezultatet parashikohen të ngushta, thuhet se shpërblimi për votë ka shkuar edhe nga 1.000- 1.200 euro. Ambasadorja amerikane, e përsëriti mesazhin e saj edhe nga Elbasani, ku përsëri mendohet se ka të dhëna të verifikuara për tentativat në rritje të shitblerjes së votës.

Denoncimet e kandidatëve në garë, por edhe të qytetarëve të ndryshëm, dëshmojnë se shitblerja e votës mbetet edhe në këto zgjedhje një problem shqetësues. Ditët e fundit po shtohen zërat se ky proces i dënueshëm po bëhet më frekuent dhe se ka ikur koha kur pushteti shpërndante miell e makarona. Tashmë “çmimin” e votës e përcakton nevoja dëshpëruese për të mos lëshuar pushtetin nga ku buron edhe paraja e pisët. Siç thoshte Edi Rama dikur kur ishte në opozitë: “Këta vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, zhvillohet një inspektim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar

Së bashku me drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME