Categories Lajme

Blerje votash/ Zbardhen përgjimet e “Zogut të Tiranës” me Dajana Shabanin

Akuzat ndaj Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, janë shtuar. Ditën e djeshme u zbardh dëshmia e një jetimeje, e cila ishte shfrytëzuar nga Nikaj. Ndërkohë, sot “shqiptarja.com” ka zbuluar përgjimet e Prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren.

Ndër të tjera nga këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019. Hermes Nikaj telefonohet nga një numër, që sipas verifikimeve rezulton të jetë i Dajana Shabanit, e cila i kërkon Hermesit që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkojë në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Dajana Shabani është një moderatore e njohur. Kujtojmë se, së bashku me Nikajn, Shabani ka moderuar një emision mëngjesi në “RTV ORA” për disa sezone.

Biseda që zhvillohet mes tyre:

Dajana: Zogu, votove ti motra?

Zogu: Jo akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu: O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllen qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekëshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj me aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për Zotin të del emri që nuk ke votuar. Për Zotin, betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME