Categories Lajme

Qeveria braktis të prekurit nga tërmeti, pas 3 janarit nxirren në rrugë të madhe

Qeveria u ka kërkuar banorëve të prekur nga tërmeti që të dalin nga hotelet deri në 3 janar 2020. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, foli në emisionin ‘Kjo Javë’, në News24, për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet  të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Zv.ministrja Voda tha se hotelet duhet të lirohen, në mënyrë që të bëhen gati për sezonin turistik. ‘Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim.

Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik.

Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje’, u shpreh zv.ministrja.

Si ka qenë interesi për aplikimin?

Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim ne si kriter patëm edhe kontratën e qerasë, gjë që vështirësonte marrëdhënien me tregun. Dhe biznesmenët, nëse mund t’i them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë ne kemi hequr si kriter kontratën e qerasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qerasë. Në Durrës, ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shpi plazhi, etj, dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre që edhe me kushte lehtësuese, mund t’i akomodojë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qerase?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për bashkinë Durrës, deri me 31 dhjetor, janë depozituar në thesarin e shtetit në Bashkinë Durrës, 50 mln lekë të reja. Po këto janë këto janë vetëm për datën 31/12/2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe, dhe unë besoj, që ne do të përpiqemi thash duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacionit duke shmangur këtë kaos.

Si është procedura e aplikimit?

Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka akt-konstatimin e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identitetit dhe një numër llogarie bankare.

Si është bilanci me inspektimet, me shtëpitë e dëmtuara?

Deri tani në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka patur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administrative dinë cilat janë zonat e dëmtuara. Por, në fakt nga inspektimet që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsisht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave e dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë ka përgatitjesh ka nga ana e rendit…

Për shkak të mbledhjeve të shtabit që ne bëjmë, drejtori i policisë vendore, raporton edhe për masat në Durrës, dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune kryesisht të policisë rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullimet nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorët e zonës, dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e policisë kriminale sepse dihet që nëpër këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të treja këto struktura, me një plan të veçantë pune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME