Categories Lajme

U gjet pa jetë në Francë, e ëma shpërthen në lot: Jetojmë 11 persona me një pension

Pasi mësuan lajmin e kobshëm për vdekjen e vajzës së tyre, Brunilda Sadushi, e cila u gjet dje e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, familjarët nga Berati apelojnë për ndihmë. Fatime Kovaçi, 56-vjeçe, nëna e Brunildës, tregon mes lotësh se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti francez e varros atje.

Fatimeja tregon se Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë. Djali, Leonardoja që është 3-vjeç, aktualisht pas vdekjes së Brunën, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez, sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për të marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka “ekspuls”. Fatimeja tregon se, Brunilda i merrte rregullisht në telefon dhe shpesh herë u dërgonte lekë për t’u ushqyer, pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e Brunildës i bën apel shtetit ta ndihmojë për të sjellë në Berat trupin e vajzës së vdekur dhe djalin e saj 3-vjeçar Leonardon.

“Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj”, shprehet nëna Fatime Kovaçi. Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20-vjeç dhe tjetrin 14-vjeç,të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat dhe që, pas largimit të Brunildës në Francë, jetojnë me të.

Apel shtetit për kthimin e trupit të pajetë të Brunës dhe ardhjen në Shqipëri të djalit të saj, i bën edhe gjyshja e Brunildës,75-vjeçarja Xhevrije Aliu, e cila e ka rritur vetë. Me sytë nga shteti dhe me shpresë, familja Kovaçi, në lagjen “Donika Kastrioti”, ka hapur dyert e mortit, edhe pse ende nuk e ka para syve trupin e pajetë të vajzës, për ta qarë e për ta përcjellë për në banesën e saj të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME