Categories Lajme

Blerjet e fundvitit, AKU në Elbasan shton grupet e kontrollit në tregje dhe supermarkete

Festat e fundivitit kanë sjellë një rritje të lehtë të blerësve në tregjet e produkteve ushqimore, ç’ka ka bërë që edhe AKU të intensifikojë kontrollet në terren. Drejtoria në Elbasan ka kontrolluar këto pika dhe sipas drejtorit të këtij institucioni përgjithësisht situata është nën kontroll.Për drejtorin e AKU në Elbasan, Firdus Kurti, shqetësues mbeten shitësit ambulant, produktet e të cilëve përbëjnë rrezik për shëndetin e konusmatorëve.

“Aktualisht vetëm në këtë periudhë janë kontrolluar rreth 25 supermarketet që ka qarku i Elbasanit. Të gjitha janë kaluar në një filtër. Nuk kemi konstatuar problematika. Te tregu kemi konstatuar tregtarë ambulantë që tregtojnë produkte me origjinë shtazore peshk.”Veç kontrolleve nga AKU kërkohet edhe bashkëpunim me qytetarët, duke i kërkuar të zgjedhin gjithmonë tregjet dhe marketet e licencuara. “U rekomandojmë që të blejnë subjekte që janë të regjistruara, që kontrollohen nga ana jonë.”Nga ana tjetër çdo qytetari i kërkohet të denoncoj çdo rast shkelje të të drejtës së konsumatorit pranë institucionit përkatës, në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë rreziku i konsumimtit të produkteve ushqimore jashtë standardeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME