Categories Covid-19, Lajme

Intervistë me një nga të vaksinuarat në Itali: Është e rëndësishme të mos heqim dorë nga vaksina

“Vaksina është një zgjedhje dashurie, altruiste dhe e sigurt”, ka deklaruar Maria Rosaria Capobianchi, me profesionin kërkuese shkencore e një nga pesë personat e parë që mëngjesin e sotëm mori dozën e vaksinës Pfizer Biotech në Institutin e  Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.  Prej vitit 2000 ajo është Drejtoreshë e Laboratorit të Virologjisë dhe Drejtuese e Departamentit të Epidemiologjisë e Studimit Paraklinik e Diagnostikës së Avancuar të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.

Ajo është një nga ekspertet më të mira botërore që së bashku me ekipin e saj, më 2 shkurt të 2020,mundën të izolojnë  e morën në studim virusin Sars-CoV-2 si përgjegjës të pandemisë që po përfshinte botën.

Menjëherë pas marrjes së vaksinës ajo thotë se “do të merrte vaksinën dhe nëse nuk do të ishte futur në listën e personave të parë për kryerjen e saj. Edhe e fundit po të isha nuk do të tërhiqesha pas, thotë ajo. Është e rëndësishme të mos heqim dorë nga kjo zgjedhje që është e sigurt, altruiste e një zgjedhje dashurie për të afërmit tanë e për komunitetin.” “Vaksina Pfizer Biotech, tha ajo, ka kryer me sukses të gjitha fazat e eksperimentimit e është një instrument që ofron avantazhe të sigurta për shëndetin tonë” Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, është anëtare dhe e ” ËHO collaborating center for the for clinical care, diagnosis, response and training on Highly Infectious Diseases”. Me ekipin e saj mjekësor, Profesoresha Capobiancho kontribuoj në gjetjen e kurave e terapive më të përshtatshme e efikase për shërimin nga Covid 19 të personave të infektuar në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME