Categories Lajme

Bllokimi i mjeteve ujore pas tragjedisë së Himarës, protestë edhe në Dhërmi. Pronarët: Na i kanë marrë pa…

Pas bllokimit të mjeteve ujore pas ngjarjes në Himarë, kanë protestuar dhe pronarët e mjeteve ujore në Dhërmi. Të blllokuar në pikun e sezonit turistik ata shprehen se kjo gjë që po ndodh po i dëmton ekonomikisht.

Vetë pronarët shprehen se 3 ditë më parë, mjetet e tyre janë marrë gjatë natës, pa asnjë lloj njoftimi, ndërkohë që disa prej tyre janë dëmtuar.

Ata akuzojnë edhe për selektime në tolerime të disa mjeteve, ndërsa shprehen se kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë.

Sipas tyre, disponojnë lishenca dhe çdo gjë tjetër në mënyrë të rregullt, por ky lloj bllokimi po i shkakton një dëm tejet të madh ekonomik duke bërë që mos të arrijnë dot të paguajnë kreditë e marra për blerjen e mjeteve.

Një prej tyre shprehet se mjetet janë marrë në mënyrë të fshehtë.

“I kanë tërhequr, i kanë shqyer. Kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi në mënyrë të paligjshme.

Na i kanë prishur mjetet, na kanë vjedhur sende personale. Do hapim një padi, i ke me prova. Po bëjnë zgjedhje selektive”, pohon ai.

Pronarët e mjeteve kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate sa më parë, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME