Categories Lajme

Bllokohen 8 ton verë në Portin e Durrësit, kapen dy persona

Një sasi prej 8 ton vere është bllokuar në Portin e Durrësit si dhe dy persona janë arrestuar.

Në pranga ka rënë Armand Mimani, 45 vjeç, dhe Çlirim Bregu, 47 vjeç, të dy banues në Tiranë, ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale të kondrabandës.

Arrestimi i tyre u bë, më datë 26.12.2018, në kamionin me targë AA142OI/ACR096, që drejtohej nga Mimani dhe në pronësi të subjektit “Uni Trans” me administrator Çlirim Bregu, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me ambalazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qenë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën  1 087 275 Lekë. Subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 Lekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME