Categories Sport

Boksieri vlonjat i Flamurtarit Santiago Selimaj shkruan historinë me arritjet e tij

Krenohemi ditën e sotme me kombëtaren, por ti kthejmë pak sytë nga ky shkrim dhe të urojmë së bashku djaloshin, talentin, boksierin vlonjat i cili po shkruan historinë, jo vetëm për veten por edhe për boksin profesionist shqiptar

Kampionati european i boksit për moshat u-18, djali nga Vlora, Santjago Selimaj , boksier i Flamurtarit futet në zonën e medaljeve dhe deri më tani ka siguruar medaljen e bronzit, teksa ka mundësinë e jetës së tij të deritanishme për të siguruar, synuar, medaljen e artë në kampionatin europian duke kthyer edhe njëherë lavdinë në qytetin e Vlorës pas boksierëve të suksësshëm si vëllezërit Zeneli etj.

Kampionati europian i boksit po zhvillohet në Budva të Malit të zi, djaloshi nga Vlora i stërvitur nga trajneri Gëzim Zeneli ka luftuar në peshën 75 kg duke fituar ndeshjen e tij kundrejtë boksierit nga maqedonia e veriut Ajan Ozmen në ndeshjen e parë dhe ditën e sotme ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kampionatin europian kundër boksierit nga Moladavia, Sveatoslav Voskresenski.

Një ndeshje kjo e luftuar deri në momentet e fundit por e dominuar nga boksieri vlonjat i cili më pas është shpallur fitues nga trupa e gjyqëtarëve.Në këtë kompeticion kanë konkuruar edhe boksiertë të tjerë nga Shqipëria por pa mundur të kualifikohen për më tej teksa i vetmi i mbetur në garë është Santiago Selimaj, i cili do të ndeshet sërish të shtunën e 21 nëntorit ku shorti e ka vënë përball me boksierin ukrainas, duke luajtur në këtë mënyrë mundësinë e tij të artë për të fituar medaljen e arit në këtë kompeticion.

Falë paraqitjes së tij të deritanishme djaloshi 18 vjecar ka hyrë në histori duke siguruar medaljen e bronzit u-18 nga Rexhildo Zeneli, që e ka fituar të tillë medalje më parë.por edhe të vëllait të tij Krenar Zeneli që fitojë medaljen e argjendë më parë, teksa Selimaj tashmë ka mundësinë për ta cuan më tej suksesin e tij duke patur mundësinë të fitojë medaljen e arit në këtë kompeticion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME