Categories Lajme

Bomba për Clinton dhe Obamën, reagon ashpër Donald Trump: E neveritshme dhe përçmuese!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se vënia në shënjestër e figurave politike amerikane dhe një rrjeti televiziv me paisje shpërthyese është “e neveritshme” dhe “e përçmueshme” dhe nuk ka vend në skenën politike amerikane.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ishte “jashtëzakonisht i indinjuar” për dërgimin e paketave rë dyshimta shpërthyese në adresë të Presidentit Barack Obama, të rivales së tij demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton, rrjetit televiziv CNN në Nju Jork dhe figurave të tjeta politike dhe publike që kanë kritikuar presidencën e tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të se “veprime ose kërcënime për dhunë politike nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara”.

“Nuk mund t’i tolerojmë këto sulme prej frikacakësh. Dhe i dënoj me forcë të gjithë ata që zgjedhin dhunën. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret, si edhe organeve lokale dhe fedarale të rendit për gjithçka që bëjnë çdo ditë për të ruajtur sigurinë tonë dhe u bëj thirrje njerëzve në gjithë vendin që të zgjedhin mirësinë dhe jo urrejtjen”, tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne duhet të bashkohemi”, tha ai.

Presidenti tha se “një hetim madhor federal” po kryhet për të identifikuar se kush i ka dërguar paketat.

Ndërtesa Time Warner në Nju Jork u evakuua pasi në magazinën e postës së rrjetit CNN u gjet një paketë e dyshimtë që ishte dërguar në adresë të këtij rrjeti.

Paisja që ishte në një zarf, u transportua me një kamion të posaçëm të departamentit të specializuar për bomba të policisë së Nju Jorkut. CNN-i njoftoi se paketa i ishte drejtuar ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, një kritik i ashpër i zotit Trump.

Ende nuk është konfirmuar nëse paketa ishte e ngjashme me pako të tjera që janë dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në banesat e ish-Presidentit Obama, dhe çiftit Bill dhe Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se ka interceptuar paketa të dyshimta, të identifikuara si paisje të mundshme shpërthyese, dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barack Obama, dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret tha se kishte kapur një paketë që i ishte dërguar zonjës Clinton në Ëestchester, një zonë në veri të Manhatanit të martën.

Gazeta Neë York Times njofton se paisja e gjetur pranë shtëpisë së ish-Presidentit Bill Clinton dhe kandidates demokrate për presidente në vitin 2016, është e ngjashme me atë që ishte vendosur në një kuti postare para shtëpisë së filantropistit, George Soros të hënën.

Një paketë tjetër u dërgua në banesën e zotit Obama në Uashington të mërkurën.

“Paketat u identifikuan menjëherë gjatë procedurës rutinë të kontrollit si paisje që mund të jenë shpërthyese dhe u trajtuan si të tilla”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

Në deklaratë shtohet se as zonja Clinton, as zoti Obama nuk i morën paketat dhe nuk ishin në rrezik t’i merrnin.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Sunrise të Floridës, njoftoi se po hetonte një paketë të dyshimtë që u gjend pranë një ndërtese kur është zyra lokale e anëtares së Kongresit, Debbie Wasserman Schultz, ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Demokrat.

Sipas njoftimeve të medias, paketa i ishte drejtuar ish-Prokurorit të Përgjithshëm në administratën e ish-Presidentit Obama, Eric Holder.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME