Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Australi, arrestohen 3 persona, në pranga dhe një femër

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit më 12 tetor në Australi. Dy prej personave të rënë në pranga janë 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack.

Mediat australiane shkruajnë se shqiptari i ekzekutuar në banesën e tij është identifikuar si 46-vjeçari Urim Gjabri.

Sipas policisë dy të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale të përfshirë dhe në vrasje të tjera. Vajza e arrestuar, 20-vjeçarja Bridie, ka ndihmuar vrasësin të futet në banesë dhe të ekzekutojë shqiptarin. Disa ditë më parë, më 21 Tetor u arrestua për këtë ngjarje edhe Aaron Donald Carver 35 vjeç, i akuzuar për vrasje.

Dyshohet se shkak i vrasjes së 46-vjeçarit mund të ketë qenë prishja e pazareve të drogës. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara aty. Lënda narkotike ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.

Vrasësi dhe bashkëpunëtorët u arratisën nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë. Policia dyshon se edhe viktima Urim Gjabri ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde.

20-year old girl helped murderers to kill 46-year old Albanian in Australia

20-year old girl helped murderers to kill 46-year old Albanian in Australia

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME