Categories Lajme

KM-ja është në rrëshqitje të paparë dhe për gjynah!

Ka filluar një fushatë elektorale të re, në brendësi të fushatës së përhershme, kritike dhe autokritike që nuk e pushon asnjëherë, ay, KM-ja.

Autoritetet më të larta të Hetimit dhe të Drejtësisë Gjermane, kanë përplasur grushtin mbi tavolinë, në rrumpallë shtetin shqiptar, dhe kapën, si në rastin e Xibrakës, ca vite më parë, heroinën që rridhte lumë nga Hasi.

Dhe kërkimet çuan në pistat e disa miqve të Vangjush Dakos, me të cilat, ka padyshim një kontratë elektorale, të cilën, miqtë e Vangjushit, sëbashku me Vangjushin e kanë zbatuar me përpikmëri.

Por KM-ja është në ngushticë dhe duhet ta prishë në mënyrë të njëanshme të kontratës me të Fortët, kudoqofshin ata, edhe në Shijak, edhe në Kavajë, edhe në Elbasan, edhe në Tiranë, edhe edhe…

Të cilët, këta të Fortit, janë vërtet çuna të fortë dhe fjalëmbajtur dhe, për hir të së vërtetës, pavarsisht akuzave që u bëhen, nga gjermanët apo nga amerikanët e shërbimeve, kanë qenë shumë “korrekt” në fushatat zgjedhore, me KM-në, që tani duhet ti lerë në baltë dhe në pranga.

Po kështu edhe me “Çunin” që dërgon sms nga burgu, edhe ai e çunat e tij, fjalëmbajtur edhe ata, në marrëveshjen politike me segmented përkatëse të qeverisë, sidomos në fushatën zgjedhore që kaloi.

Edhe Vangjushi, pavarsisht se nuk është i gjatë, është edhe ay, është në llojin e vet, një “djalë besnik” dhe besëmbajtur, mes gjithë atyre ujqërve të rregjur që jep e merr në emër të KM-së, që është shumë më i gjatë, por besëdhënien e ka shumë të shkurtër dhe mirënjohjen nuk e njeh fare.

Se çfarë do të bëjnë ata, besëthyerit dhe të braktisurit prapa hekurave të burgut, edhe dihet, edhe nuk dihet.

Ndërkohë KM-ja, gjindet, ndonëse shmang komentet, edhe nën trysninë e skandalit që plasi në Athinë, për fondet e errta që janë shpërndarë në Shqipëri, për të lehtësuar shijen e hidhur që pritej të vinte, nga Marrëveshja Shqiptaro-Greke, sipas Kotsias, ish-ministrit të Jashtëm Grek.

Si ka mundësi që KM-ja që është gati të flasë e të shkruajë për një çfarëdo gjë, nuk flet anjë fjalë për skandalin që vjen nga Athina?

As gëk dhe as mëk, nuk bën ay, KM-ja.

Por është e qartë dhe e drejtë se hallet më të mëdha i ka në Shqipëri, me “Çunat” që ka lënë në baltë dhe me “Çunat” politikanë, që rrinë pas tyre. Ndoshta kur tallej dhe shpotiste si artist, deputetët gjermanë, nuk e dinte si Kryeministër, se gjermanët, ashtu sikundër pohoet, të paktën këto 300 vitet e fundit, janë shumë seriozë dhe këmbëngulës dhe nuk i lenë kurrë në mes gjerat e filluara.

As kokainën dhe as heroinën, as zbulimin e fijeve që të çojnë lart e më lart, se kokaina dhe heroina, nuk janë lodra fëmijësh si kanabisi, sepse kokaina dhe heroina, janë të shkëmbueshme me armë dhe me terrorizëm.

Po qeverisja?

Pff, kjo është një çështje tjetër. Tani qeveria është në kacavjerrje dhe në populizëm zgjedhor, me shpresën që do ketë ndonjë ngritje me këtë gjetjen e fundit dhe të drejtë, anti-kazino.

Porse, kjo do të rrisë temperaturën në tenxheren e “Çunave” të inatosur dhe besëprerë, që sot dërgojnë vetëm sms-ra.

Nejse KM-ja është në rrëshqitje të paparë dhe për gjynah!

Aventurë e madhe kjo Tepsia, që dukej sikur kishte, në Qershorin e kaluar hallvë dhe sheqerpare, por doli Tepsi hardhucash dhe zhapinjsh helmues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME