Categories Lajme

Si gënjen Veliaj për paratë e fituara në gjyq, reagon ashpër deputeti: I ka marrë nga fondi i mamit

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kapur haptazi në gënjeshtër së fundi me një video që ka postuar në rrjetet sociale.

Ai thotë se ka dhuruar dy kompjutera për një nga shkollat e kryeqytetit me paratë që ka fituar nga gjyqi për shpifje me këshilltarin demokrat Akil Kraja, madje kjo situatë e Veliajt ka gjetur pasqyrim dhe në media duke u bërë lajm.

Po si qëndron e vërteta? Veliaj dërimë tani nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Kraja për shkak se vendimi është apeluar dhe do të duhet të pritet një vendim i dytë i drejtësisë. Lajmin e apelimit të vendimit e ka konfirmuar ditën e djeshme dhe në studion e Fax News këshilltari Kraja.

Po për këtë çështje ka reaguar së fundi dhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili tregohet i ashpër në ironinë e tij duke thënë se Veliaj i ka marrë paratë nga fondi i mamit, njësoj siç kujtojmë ka deklaruar dhe për dasmën e tij luksoze në kalanë e Gjirokastrës.

“Janë sulur të gjithë ta quajnë mashtrues… Vërtetë nuk i ka nga paratë e gjyqit po hë për hë i ka marrë nga fondi i mamit”, shkruan Paloka.

“I dhurova shkollës “Isa Boletini”në Kodër Kamëz dy kompjuterat e parë pas fitores së të vërtetës mbi shpifjet!

‪Pas rikonstruksionit dhe dyfishimit të ambienteve, do vazhdojmë ta fuqizojmë shkollën shembullore me kompjutera nga shpifjet çdo javë!”, shkruante dje me nxitim Veliaj, ku nuk harronte të përmendte dhe porosinë e shefit të tij, kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME