Categories Lajme

“BOOM” – 40-vjeçarja aksidentohet në orarin e punës e braktis edhe bashkëshorti

Emisioni investigativ “BOOM” solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” historinë e zonjës Eva Sula. Në vitin 2002 ajo aksidentohet ndërkohë që ishte duke punuar. Atë mbrëmje ishte turni i tretë dhe po pastronte rruget në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Një makinë e godet dhe largohet me shpejtësi, ndërkohë kalimtarë të rastësishëm e dërgojnë në spital.
Eva nuk mund të ecë dhe ka vite që qëndron shtrirë.

Eva Sula: Ka qenë ora 4 e mëngjesit duke punuar në zonën e Xhamllikut. Kam qenë në trotuar kur një makinë më përplasi dhe më la aty derisa u zbardh. Më morën ca çuna që nuk i njihja dhe më dërguan në spital. Më mjekuan. Më pas u ndava me burrin, nga gjendja shëndetësore, nuk donte ai që unë të rrija në krevat dhe mos të lëvizja. Nuk kam lekë as të marrë ilaçet. Kërkesa ime është të më ndihmoni nga gjendja ekonomike. 

Pas aksidentit Eva ndahet edhe nga bashkëshorti. Ajo jeton me djalin adoleshent vetëm me 110 mijë lekë (të vjetra) kemp. Por më shumë se gjysma e kësaj pagese i shkon për të paguar qeranë. Edhe pse është e paaftë për tu kujdesur për veten, kujdestaria i refuzohet. Për më tepër është e dhimbshme të themi se ajo nuk merr asnjë ilaç sepse nuk ka mundësi ekonomike për t’i blerë.

Qytetare: I kam liruar shtëpinë me qera po me vjen keq, ka raste që nuk ia marr qeranë. Ato lekë nuk i dalin për të ngrënë bukë të thatë. Ajo nuk ha dot bukë nga dridhjet e trupit, shumë pjata i bien nga dora. I sjell edhe ushqim nga shtëpia ime se më vjen keq.

Emisioni “BOOM” ka vendosur në dispozicion numrin e kontaktit të zonjës Eva Sula për të gjithë personat që duan të ndihmojnë. Kontakti – 0682762203

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME