Categories Lajme

“BOOM”, ‘maratonë’ në kërkim te avokates. I merr lekët qytetares dhe më pas tallet

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të enjte denoncimin e znj. Aida Laboti nga fshati Ballagat i Lushnjës.

Bashkëshorti i saj ndërtoi një shtëpi të re dhe avokatja Alma Bala i kërkoi 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra duke i premtuar se do ta ndihmonte me certifikatën e pronësisë.

Znj. Laboti i ka dhënë lekët por avokatja nuk ka kryer ende punë me certifikatën.

Sipas asaj që pretendon znj. Aida, avokatja jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por tashmë refuzon dhe t’i kthejë lekët.

Avokatia ka lëshuar një letër ku thuhet se ajo do tja kthejë paratë në datën 15 janar 2020.

Aida Laboti shkoi tek zyra e avokates për të kërkuar paratë e saj por sërish ajo përballet me justifikime.

Avokatja: Unë me dorën time do të shkruaj këtë dhe në qoftë se ty nesër… do ta çosh vetë në prokurori.

Qytetarja: Unë a të jam treguar korrekte moj Alma se më vjen keq.

Avokatja: Kam ikur që dje për ato lekët e tua.

Qytetarja: Të lutem, më the të hënën? IkuMë the të martën, prapë iku. Më mirë më vrit se sa të më mashtrosh.

Avokatja: Nuk të mashtroj asnjë sekond. Deklaroj me përgjegjësinë time ligjore.

Qytetarja: Jam mbushur unë, më besim nuk kam. Me mirëbesim burri erdhi, ti po më ndan edhe nga familja.

Avokatja: Jo moj jo se nuk të ndaj unë.

Qytetarja kontaktoi sërish avokaten për ta takuar. Kjo e fundit fillimisht i kërkoi që të priste tek zyra, e më pas i tha të shkonte në qendër.

Kur mbërriti në qendër i kërkoi t’i shkonte në shtëpi, pastaj prapë të dilte në qendër.

Me pak fjalë një tallje haptazi me qytetaren.

Avokatja u telefonua dhe nga gazetarja e “BOOM” por refuzoi të përgjigjej.

Një ditë vërtetë e lodhshme, por fatmirësisht zonja që denoncoi problemin e saj pranë “BOOM” njoftoi dy orw mw pas se avokatja i kishte kthyer paratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME