Një aksident tragjik i ka marrë jetën sot një 25-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në Itali.
25-vjeçari është identifikuar si Endri Zaimi.
Makina e tij Volvo është përplasur me një kamion, ndërkohë që viktima ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët..
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë për të mundësuar nxjerrjen e trupit të Zaimit, por fatkeqsisht ai kishte vdekur në vend.
Ndërsa, gruaja dhe fëmijët e 25-vjeçarit janë transportuar menjëherë në spital.
Kamionisti, i cili po kthehej nga puna nuk është lënduar nga aksidenti. Autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet.
