Categories Lajme

I riu nga Gramshi rrezikon të humbë tërësisht shikimin, familja lutet për ndihmë

Një 26-vjeçar nga Gramshi rrezikon të humbasë tërësisht shikimin, nëse nuk i nënshtrohet një operacioni në sy.

Ilson Hoxha është diagnostikuar me ‘keratokonus’ dhe duhet patjetër të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendi.

Familja e ka të pamundur mbulimin e kostos së operacionit, dhe dita-ditës sëmundja po avancon.

Motra e Ilsonit ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku ajo apelon për ndihmë. Kostoja e këtij operacioni është 6 mijë euro dhe ata luten që dikush t’i ndihmojë sadopak për kurimin e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Kontributi i shqiptarëve mund të ndezë shpresat tek Ilsoni.

Ajo shkruan:

Përshëndetje JOQ, unë që po ju shkruaj jam motra e djalit që rrezikon të humbasë shikimin. Ju lutem Brenda mundësive të më ndihmoni me apelin tim për vëllain. Në muajin shtator të vitit 2019 vëllai im i cili quhet Ilson, diagnostikohet me ‘keratokonus’ (sëmundja progresive e kornesë) që i ka prekur të dy sytë. Nga syri i djathtë ai nuk sheh, sepse sëmundja ka avancuar shumë, ndërsa në syrin e majtë për të parandaluar avancimin e sëmundjes duhet të kryente një operacion, por pas operacionit dhe vizitave të tjera mjekësore, mjekët na informuan që sëmundja vazhdon të avancojë me ritme të shpejta. Për këtë arsye duhet të kryej në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjetër kirurgjikale që është transplanti i kornesë dhe kryhet vetëm jashtë vendit. Familja jonë nuk i përballon dot kostot e larta të kurimit në Turqi, prandaj ju lutemi të gjithë shqiptarëve dhe shtetit të na ndihmojnë t’i rikthejmë shikimin të shtrenjtit tonë. Ata që janë të interesuar dhe kanë mundësi për të ndihmuar në kurimin e tij të na kontaktojnë tek ky nr: +355693275050 ndërsa Nr. i llogarisë është:(BKT) dhe emrin e përdoruesit (Ilson Petref Hoxha) AL1820511667003636CLIDCLALLB”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME