Këtë të mërkurë emisioni investigativ BOOM në RTV Ora sjell historinë e një nëne me dy fëmijë, të cilës i kanë mohuar djalin. Në vitin 1997 Natasha Bajramaj banonte në Berat dhe për shkak te kushteve te vështira ekonomike u detyruar te çoje përkohësisht 2 fëmijët e saj në Shtëpinë e Foshnjës Vlorë. Në vitin 2002 kur nëna shkoi për të marrë fëmijët asaj nuk iu dha djali, por vetëm vajza.
Natasha Bajramaj: Ne vitin ’97 lashë fëmijët në Vlorë se nuk kisha mundësi ti mbaja. Unë jetoja në Berat, por fëmijët shkoja dhe i takoja shpesh. Në vitin 2002 shkoj për të marrë fëmijët dhe me dhanë vetëm vajzën në Vlorë. I pyeta ku është djali thanë e kemi dërguar në Sarandë për të vazhduar shkollën. Marr në telefon drejtorin e shtëpisë fëmijës Sarandë më thotë se e kemi birësuar në Francë. Unë nuk e dhashë fëmijën për birësim. Unë nuk e di nëse fëmijën e kanë birësuar apo e kanë trafikuar, nuk kam pasur më kontakte me të.
Por pas një investigimi të gjate BOOM arritur të marrë informacion se çfarë ka ndodhur dhe si u arrit të birësohej fëmija pa dëshirën e nenës. BOOM shkoi në Gjendjen Civile në Berat për të pyetur se si ka mundësi që ky fëmijë në vitin 2004 ka qenë në certifikatën familjare të Natashës dhe me pas është hequr?
Gazetarja: Me anë të cilit vendim është vepruar nga zyra e gjendjes civile? Armandi ëhstë hequr nga trungu familjar.
Punonjësja: Fëmija është çregjistruar sepse e ka marrë babai. Babai quhet Përparim. Armandi është shkëputur se ka shkuar me babain në Sarandë. Nuk ka një vendim gjykatë të depozituar te ne qe të vërtetojë se fëmija duhet të shkojë me babain. Se di nuk po e kuptoj. Pas këtij informacioni BOOM ka dyshime të arsyeshme se kemi te bëjmë me falsifikim dokumentesh.
Në certifikatën e vitit 2004 të lëshuar nga po kjo zyrë fëmija rezulton pa atësi në këtë vit fëmija ishte 10 vjeç, por rezulton se del se ka atësi? Pra ky ndryshim i menjëhershëm në dokumentacion ka hapur dritën jeshile për tu birësuar fëmija duke i hequr nënës çdo të drejte.
BOOM i bën thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet për ketë rast. BOOM iu drejtua edhe Shtëpisë se Foshnjës Vlore aty ku dikur ka qenë fëmija.
Te arkiva e këtij institucioni fëmija rezulton pa atësi. Nena e Armandos ende nuk di asgjë për fatin e djalit te saj që e dërgoi në shtëpinë e fëmijës dhe nuk arriti ta kthente kurrë në shtëpi.
