Categories Lajme

BOOM: Skandali i thertores Tropojë, gjykata dënon kasapin dhe shitësin

Gjykata e Tropojës ka dënuar kasapin dhe një shitës pas skandalit të publikuar nga “BOOM” vitin e kaluar, ku në therrtoren e bashkisë Tropojë kafshët therreshin jashtë standardeve të përcaktuara nga ligji, e mishit i vihej edhe vulë false. Pas administrimit të materialeve të emisionit “BOOM”, Prokuroria mori si të pandehur vetëm kasapin dhe shitësin, duke lënë jashtë përgjegjësisë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Bashkisë Tropojë.

Pas këtij vendimi, “BOOM” u rikthye në Tropojë për të parë edhe njëhërë situatën ku konstatoi se mishi vazhdon të shitet në dyqanet që rezultojnë ta kenë pezulluar aktivitetin e tyre ne Qendrën Kombëtare të Biznesit, ditën por edhe natën. E pyetur në lidhje me këtë fakt Bashkia Tropojë deklaroi se dyqanet janë të mbyllura dhe i ka nën monitorim.

Nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Dyqanet janë të mbyllura. Herë pas here kemi ushtruar kontroll, kemi komunikuar me AKU-në dhe ata të AKU-së kanë qenë disa herë për kontrolle.

Gazetarja: Të mbyllura çfarë do të thotë? Që ju keni aktet që i keni mbyllur këto dyqane për mosushtrim të aktivitetit më?

Nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Për mosushtrim aktiviteti i kanë mbyllur tek QKR-ja. Herë pas here ne edhe inspektorët tanë i kemi dërguar të kontrollojnë dhe kanë rezultuar të mbyllura.

Ligji për ushqimin dhe akti normativ që përcakton rregullat për therrjen dhe tregëtimin e mishit, ngarkojnë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, dhe njësinë vendore për ushtrimin e kontrolleve dhe marrjen e masave ndaj subjekteve që nuk garantojnë sigurinë ushqimore. Dënimi me 6 muaj burg, konvertuar në 180 orë punë në komunitet për kasapin dhe shitësin, duke lënë jashtë përgjegjësisë inspektorët e AKU dhe Bashkisë Tropojë, tregon se ligji vepron mbi të dobëtit duke bërë që situata të mbetet e njëjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME