Categories Lajme

“Shoferët po na vrasin”, Lleshaj: Së shpejti me një paketë masash

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është ndalur me anë të disa postimeve në Twitter, lidhur me realitetin e hidhur referuar qarkullimit rrugor, ku çdo ditë e më shumë po ndodhin aksidente tragjike. Ai nënvizon se policia është në krye të detyrës, e madje ka shtuar masat ndaj shkelësve të ligjit. Në komentin e tij, ai shkruan se papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Po sipas tij, papërgjegjshmëria e shoferëve, po vret më shumë njerëz sesa vetë krimi.

Ministri Lleshaj njofton se në javët në vijim, do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike, për më shumë siguri në rrugët tona.

Statusi

“Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi… … ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj. Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona… ..Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha. Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm. 2020: Viti i Sigurisë Rrugore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME