Categories Lajme

BOOM: Urgjenca e pediatrisë Fier, një dhomë me 5 shtretër

Në adresë të emisionit “BOOM” në RTV Ora mbërriti shqetësimi i disa prindërve, në lidhje me kushtet e urgjencës së spitalit të fëmijëve Fier.

Sipas tyre kushtet lënë shumë për të dëshiruar dhe urgjenca e fëmijëve është vetëm një dhomë me 5 krevatë.

Kur ka viroza urgjenca mbushet plot dhe nuk ke ku të vendosësh fëmijën për një serum.

Gazetarja e “BOOM” pas këtij denoncimi shkoi të shohë fillimisht situatën, nëse ky denoncim qëndronte apo jo.

Dhe në fakt rezultoi i vërtetë, urgjenca e fëmijëve në Fier përbëhej nga një dhomë për infermierin, një për mjekun, vetëm një dhomë për fëmijët dhe dy banja, një për personelin, një për fëmijët. Të 5 shtretërit në momentin që ishte “BOOM” ishin të zënë.

Gazetarja pyeti infermieret nëse do i vinte një fëmijë tjetër ku do e vendosnin, por ato kërkuan që gazetarët të dalin jashtë e të mos filmojnë pa leje.

Më pas erdhi nëndrejtori i spitalit i cili kërkoi që gazetarët të ktheheshin në Tiranë dhe nga aty t`i nisnin një kërkesë me shkrim, por në bashkëbisedim me gazetaren pranoi që urgjenca e pediatrisë Fier për momentin ishte vetëm një dhomë.

Sipas tij spitali do të rikonstruktohej. Por këtë nuk na e tha zyrtarisht, por shkallëve, duke ecur me gazetaren.

Të mendosh që urgjenca e Fierit duhet t`i shërbejë Roskovecit, Ballshit dhe qytetit të Fierit në një dhomë me 5 shtretër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME