Categories Lajme

Borsh/ Nxorri gomonen në breg të detit duke rrezikuar pushuesit, Gjobitet me shumën ‘e majme’ 49-vjeçari

Pak orë pas denoncimit në rrjetet sociale, të një shtetasi që kishte nxjerrë në bregun e detit gomonen në plazhin e Borshit, policia e Vlorës thotë se ka identifikuar pronarin e mjetit dhe e ka gjobitur atë.

Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bën me dije se policia kufitare ka konstatuar në plazhin e Borshit, një gomone, “me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës”.

“Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord)” bën me dije policia.

Njoftimi i Policisë

Nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese në plazhin e Borshit dhe nuk dispononte dokumentacionin në bord, ndëshkohet me masat administrative 500.000 dhe 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues tip gomone.

Bllokohet mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh dhe Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Borshit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policisë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.

Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME