Categories Lajme

Kosovë, I fejuari e kërcënonte vazhdimisht, 19-vjeçarja gjendet e vdekur (Dyshimet)

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kosovë, ku një 19-vjeçare u dërgua pa shenja jete mbrëme në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku dyshohet se e reja ka kryer vetëvrasje.

Gazeta kosovare Sinjali raporton se sipas informacioneve të para e ndjera vuante nga depresioni dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e vetëvrasjes.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se viktima është pranuar rreth orës 18:00, ku është konstatuar vdekja e saj.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se me vendim të Prokurorit kanë nisur hetimet për “Vdekje të dyshimtë”.

“Rreth orës 18:20, në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, nga familjaret e saj është dërguar pa shenja jeta viktima e moshës 19 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për vdekjen e viktimës. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

Sipas informacioneve të para, e ndjera edhe një herë kohë më parë kishte tentuar t’i jap fund jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME