Categories Lajme

Bosi shqiptar i drogës i shmangej burgut me certifikata mjekësore false, detaje

Elvis Demçe, bosi shqiptar i drogës i është shmangur burgut falë diagnozës së një mjeku psikiatër në Itali, i cili merrte ryshfet nga trafikanti shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se “vizitat psikiatrike Demçe i përdorte si justifikim për t’u takuar në spital me njerëzit e tij”. E gjitha kjo bëhej në bashkëpunim me shefin e repartit të spitalit.

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Romë kanë mbyllur hetimet paraprake dhe po përgatiten për të ngritur akuza edhe ndaj mjekut Andrea Pacileo, shef i psikiatrisë në spitalin San Giovanni Adolorata në Romë.

Po ashtu akuza do ngrihen edhe për Elvis Demçen, kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës. Ata akuzohen për korrupsion, deklarime të rreme në dokumente të destinuara për organet e drejtësisë dhe evazion fiskal.

Sipas prokurorëve Mario Palazzi dhe Francesco Cascini, mjeku 66-vjeçar merrte shuma parash nga Demçe, 200-300 euro, por edhe shumë para të tjera për cdo takim.

Në këmbim, ai ofroi një dokument që udhëzonte autoritetet gjyqësore kompetente që të shprehin një mendim të favorshëm për lirimin e Demçes dhe vendosjen e tij në ‘arrest shtëpiak’ për të ndjekur një plan terapeutik në objektet e autorizuara”.

Madje mjeku vuri në dispozicion zyrën e tij në spital për ta vizituar Elivs Demçen.

Si u zbulua?

Bisedat përmes Sky Ecc zbuluan të gjitha takimet që Demçe kishte bërë brenda dhe jashtë spitalit San Giovanni me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët diskutonte për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Gjashtëmbëdhjetë herë midis qershorit dhe dhjetorit 2020 , karabinierët e Njësisë Hetimore panë shqiptarin të shkonte në departamentin e psikiatrisë për një terapi të supozuar që i ishte përshkruar nga Dr. Andrea Pacileo .

Ata zbuluan se në të vërtetë ishte thjesht një mashtrim, i mbështetur nga vërtetime false të mjekut, për t’i shpëtuar masës paraprake .

Demçe u dënua dhjetorin e kaluar me 18 vjet heqje lirie. Bashkatdhetari dhe armiku i tij i betuar Ermal Arapaj është dënuar me 16 vite burg.

“Unë jam Zoti”, tha Demçe kur u përgjua, ndërsa po mendonte të hakmerrej ndaj njërit prej magjistratëve që e hetuan: “Do të qëlloj Cascinin në Piazzale Clodio”.

Kërkesa e paraqitur nga avokatët e tij tek gjyqtari për uljen e dënimit për shkak të problemeve mendore nuk u mor parasysh. Nga ana tjetër, prokurorët kishin paraqitur në seancë dokumentet hetimore të cilat dëshmojnë sesi bosi shqiptar kishte korruptuar Pacileon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME