Categories Bota

Europa drejt rikthimit gradual në normalitet

Europa, ku më shumë se 173 000 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri, vazhdon me kujdes të rikthehet në normalitet, ndërkohë që SHBA-ja po i afrohet pragut prej 100 000 të vdekur  dhe më shumë se 40 000 persona kanë humbur jetën në Amerikën Latine dhe Karaibe. Në Europë, ku pandemia duket nën kontroll, gjithnjë e më shumë vende po heqin një nga një masat kufizuese të vendosura në kulmin e krizës. Në Spanjë, disa plazhe janë lejuar të hapen, gjithashtu dhe tarracat e bareve në Madrid dhe në Barcelonë.

Në Itali, sportistët do të mund të rikthehen në pishina dhe në qendrat sportive duke nisur nga sot. Në Greqi, një e treta e bareve dhe restoranteve, që mund të shërbejnë jashtë, do të presin klientët pas më shumë se dy muaj të mbyllura. Autoritetet greke do të njoftojnë gjithashtu rihapjen e shkollave fillore duke nisur nga 1 qershori. Britania e Madhe konfirmoi dje planin për lehtësimin gradual të masave, me një rihapje të pjesshme të shkollave më 1 qershor.

Në Islandë, diskotekat, baret dhe sallat e sporteve do të mund të rihapen sot. Vendi njoftoi për herë të parë lehtësimin e masave më 4 maj duke rihapur gjimnazet dhe universitetet, muzetë dhe parukeritë. Pishinat u autorizuan gjithashtu të rihapen më 18 maj. Në Republikën Çeke është autorizuar rihapja e restoranteve, bareve, hoteleve, kopshteve zoologjike, pishinave, artistët e tatuazheve dhe shkollat ​​fillore do të mirëpresin nxënësit mbi baza vullnetare. Vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme, përveç në dyqane dhe transportin publik.

Në Gjermani, shumica e restoranteve do të mund të hapen sot, si disa hotele në zona turistike, por pothuajse të gjitha baret do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Kontakti i ngushtë mbetet i kufizuar për anëtarët e dy familjeve në një kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME