Categories Lajme

Rregullat e rej për rikthimin në normalitet të aviacionit civil

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, (IATA) udhëzon për rregullat e reja të nevojshme për rikthimin në normalitet të aviacionit civil. Aviacioni.al njofton se, ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare një lajm në lidhje me “Aviacionin post COVID-19. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror udhëzon se si do të fluturohet pas krizës së shkaktuar nga pandemia”.

Ndërkohë që të gjitha masat e bashkërenditura, mund të jenë efektive në parandalimin e përhapjes në të ardhmen të këtij apo ndonjë virusi tjetër, rregullatorët po çalojnë në formalizimin e nevojshëm të hapave të harmonizuara për këtë qëllim parandalues. Mënyra se si funksionon është qartësisht e sanksionuar në sistemin rregullator të aviacionit, njofton Aviacioni.al.

Sipas këtij njoftimi, me iniciativën e tyre, ose me këshillim nga shoqata të ndryshme të avicionit, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, (ICAO) lëshon standarde dhe praktika të rekomanduara, të cilat shtetet apo bashkim shtetesh si BE i marrin dhe i përshtatin  në legjislacionin e vendit të tyre.

“Vetëm kështu këto standarde dhe praktika të rekomanduara bëhen të detyrueshme dhe subjekt i mbikëqyrjes të autoriteteve kombëtare të aviacionit. Çdo praktikë ndryshe mbetet në vullnetin e operatorëve, që në përgjithësi kanë treguar që faktor kryesor vendimmarrës kanë fitimin. Për ta përmbledhur, IATA mund të rekomandojë por nuk mund të imponojë rregulla. ICAO nuk ka formalizuar ende rregulla të harmonizuara për parandalimin e përhapjes së viruseve në vijim. Shtete jo e jo. Presim”- citon njoftimi i Avicioni.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME